Zbulohet shtatorja e William Walker në Reçak (Foto)

14.01.2017 13:22:20

Në Reçak të Shtimes, një ditë para përvjetorit të masakrës së në këtë fshat, është zbuluar shtatorja e ish-ambasadorit William Walker. Ky i fundit falënderoi fshatarët dhe familjet e Reçakut, pjesë e të cilave tha se është bërë edhe ai.

Me këtë rast, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha: Organizata ndërkombëtarë në atë kohë filluan të mobilizoheshin në Kosovë, në kuadër të këtyre, ishte njeri i duhur i shtetit të duhur, ambasadori Walker.

“Në mbështetje të fuqishme të ShBA-ve, ishte ky njeri i duhur që thoshte të vërtetën dhe që i hapi sytë botës dhe bota menjëherë thirri konferencën në Rambuje”, tha ai.

Kurse, ambasadori Walker falënderoi të gjithë ata që qëndruan në shi e borë për ta nderuar atë, në ditën më rëndësishme të tij.

“Më së shumti dua t’i falënderoj fshatarët e Reçakut dhe familjet e Reçakut, pjesë e të cilave jam bërë edhe unë”, tha ai.