Zbulon Ronaldinho: “Te Barcelona admirojnë Coutinho-n”

25.12.2016 15:23:59

Barcelona është duke përgatitur një ofertë për yllin e Liverpool Philippe Coutinho, sipas legjendës braziliane Ronaldinho. Mesfushori i Të Kuqve po kalon një formë të mrekullueshme, duke ndihmuar ekipin e Jurgen Klopp të konkurrojë për titull. Dhe heroi i Barcelona-s Ronaldinho ka zbuluar se katalanasit janë të interesuar për 24 vjeçarin.Coutinho, i cili pritet të rikthehet në fushë në ditët e para të vitit të ri pas një dëmtimi të pësuar në kavilje, është duke u vëzhguar nga skautët spanjollë. “Shpresoj që kur Coutinho të rikthehet nga dëmtimi të vazhdojë formën e mirë që ka treguar gjatë gjithë sezonit te Liverpool,” shprehet Ronaldinho. “Ai ka qenë një prej lojtarëve më të mirë në Evropë këtë sezon – dhe unë e di që te Barcelona e admirojnë. Liverpool do të mundohet ta mbajë, pasi kanë ndërtuar ekipin rreth tij. Por kur luan në ato nivele gjithmonë do të ketë interes.” Coutinho ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Premier League deri tani. Dhe Klopp me siguri që do të refuzojë të gjitha ofertat dhe vetëm një shifër marramendëse mund t’i prishë mendjen. Coutinho iu bashkua Liverpool nga Inter në 2013 për 12 milionë euro. Braziliani ka shënuar 26 gola në 120 ndeshje me Të Kuqë duke u kthyer në një prej lojtarëve më të dashur në “Anfield”.