Zbuluesi danez përballë akuzave për vrasjen e gazetares

24.08.2017 21:25:37

Trupi i Madsen është gjetur pa kokë  në ujërat e Danimarkës Prokurorët në Danimarkë palajmëruan akuza për vrasje kundër zbuluesit danez, të dyshuar për vrasjen e një gazetareje suedeze në bordin e nëndetëses së tij. Akuzat e reja pritet të ngrihen kur Peter Madsen të dalë para gjykatës në fillim të shtatorit. Gazetarja Kim Wall, 30 vjeçe, nuk është parë prejse ka hyrë në nëndetësen e Madsenit më 10 gusht, për ta intervistuar atë për një artikull. Të mërkurën, një trup pa kokë që është gjetur në ujërat e Danimarkës, është identifikuar si trupi i saj. Madsen fillimisht u ka thënë autoriteteve se e ka hedhur Wallin në një ishull, por më pas ka thënë se ajo ka vdekur në një aksident në bord dhe se e ka hedhur trupin e saj në det. Ai mohon se ka vrarë Wallin dhe fillimisht është akuzuar për vrasje nga pakujdesi. Policia daneze beson se Madsen e ka fundosur qëllimisht nëndetësen e tij, disa orë pasi kanë nisur kërkimet për Wallin. Wall është raportuar e zhdukur nga partneri i saj.