Zëdhënësi i MSH-së: Mos i vrisni gjyshërit tuaj, duke u infektuar me koronavirus

25.10.2020 22:50:21

Pas rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka porositur qytetarët që të mos i “vrasin” gjyshërit duke u infektuar me koronavirus dhe duke bartur atë tek ata.

Hoti tha se vala e dytë e koronavirusit në Evropë ka prekur kryesisht personat e rinj në moshë, të cilat kanë simptoma të lehta, apo nuk kanë fare, transmeton lajmi.net.

A Mos i vrisni gjyshërit tuaj duke u infektuar nga Coronaviusi dhe duke e bartur atë tek ata. Vala e dytë e Coronavirusit në Evropë ka prekur kryesisht personat e ri ( në moshë v.j.) të cilët kanë simptoma të lehta apo nuk kanë fare. Të dhënat e fundit tregojnë që infeksionet kanë filluar të prekin grup-moshat më të vjetra, duke u shpërndarë shpesh nga anëtarët më të ri tek ata më të vjetër të së njejtës familje”, shkroi Hoti.

Gjatë ditës së sotme në vend u konfirmuan 186 raste të reja me COVID-19, ndërsa dy persona humbën jetën si pasojë e këtij virusi.