Zëdhënësi i qeverisë: Shkupi ka marr qëndrim për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

25.08.2017 10:31:16
Zëdhënësi i qeverisë maqedonase Mile Boshnjakovksi ka thënë se kryeministri maqedonas Zoran Zaev i ka premtuar kryeministres serbe Ana Bërnabiq se Maqedonia do të jetë neutrale lidhur me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

“Ne e kemi qëndrimin zyrtar”, ka thënë Boshnjakovksi dhe përsëriti se “Qeveria të hënën njofton se Maqedoni vendos për anëtarësim të Kosovës në UNESCO do të udhëhiqet nga qëndrimet e shumicës së vendeve të Bashkimit Europain ”, ka thënë ai për Netpress.

Blici serb, përkujton se kryeministri maqedonas Zoran Zaev kishte premtuar disa herë më herët se Shkupi do të mbante qëndrim neutral gjatë votimit për anëtarësim të Kosovës në UNESCO.