Zëdhënësi i ri i ISIS-it kërcënon Turqinë

05.12.2016 18:40:30

Zëdhënësi i ri i ISIS-it ka kërcënuar sot për sulme në ambasadat turke në gjithë botën dhe ka ftuar pjesëtarët e qytetit irakian Tal Afar në afërsi të Mosulit që mos të ikin para ofensivave të forcave irakiane.

“Shkatërronjau veturat, sulmoni ato…në mënyrë që të hakmerreni dhe mos ikni”, ka porositur Abi El Hasan el Muhaxher në një porosi me zë publikuar në internet.

Muhaxher ka thënë se në cak të mbështetësit e Shtetit islamik do të jetë qeveria femohuese, sekulare turke në të gjitha fushat- në ushtri, ekonomi dhe në media por edhe në secilën ambasadë dhe konsullatë”, transmeton Reuters.

Agjencia britanike përmend se tani për tani nuk është e mundur të konfirmohet autenciteti i këtij xhirimi.

ISIS praktikisht me këtë xhirim për herë të parë prezanton zëdhënësin e ri. Xhirimi është lajmëruar në sajtin e medias së organizatës “Furqan” që ka lidhje me ISIS.

SHBA në shtator kanë konfirmuar se ish-zëdhënësi i ISIS-it Abu Mohamad el Adnani është vrarë në sulmet ajrore më 30 gusht në Siri.