Zeka: BE po tenton ftohjen e raporteve mes Kosovës dhe SHBA-ve

28.02.2020 10:33:12

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka folur pas situatës së fundit të krijuar me vendimin e kryeministrit Kurti për heqjen e pjesshme të taksës ndaj Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se BE-ja po synon që t’i ftohë raportet e Kosovës me SHBA-të, shkruan lajmi.net.

Këtë koment ai e bëri duke iu referuar deklaratës së BE-së sot e cila përkrahu vendimin e Kurtit për taksën, ndërkaq që qëndrime diametralisht të kundërta pati i dërguari special i presidentit Trump për dialogun, Richard Grenell.

Postimi i plotë i Zekës në Facebook:

Dallimet e Amerikes dhe Brukselit per Kosoven

Ne raport me Kosoven, historikisht, perveç Gjermanise, Austrise dhe Anglise, pjesa tjeter e Europes, ose ka pasur qendrim neutral, ose ka qene ne anen e Serbise.

Ne anen tjeter, ShBA, gjithemone, vetem ne rastet kur ne i kemi rene bukes shqelem, kane qene ne anen tone. Deklarata e nje zedhenesi te Brukselit rreth gjoja “pershendetjes te vendimit te Kurtit per heqejen e pjeserishme te taxes” ka dy qellime: 1. Ta fuse Kurtin ne rruge pakrye. 2. Te krijoje ftoheje te mardhenjeve mes Kosoves dhe Amerikes.

Forte duhet me kane budalle me tri diploma me i besu asaje qe thote ai zyrtari i Brukselit. Me na dashte Brukseli nuk na kishe mbylle ne karentine qe 20 vite, bane be coronavirusin e kemi.

Qeveria nuk duhet me pase asnje dileme ne degjimin blanko te Amerikes, Gjermanise, Britanise se Madhe, dhe te gjithe atyre qe na mbeshtesin…