Zemaj i ka disa fjalë për qeverinë e re

07.09.2017 22:49:42

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar ndarjen e ministrive në Qeverinë Haradinaj, e cila pritet që të formohet të shtunën.

Duke iu referuar qeverisë që do të formohet, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Zemaj ka thënë se “kjo e keqe duhet të parandalohet” me “të gjitha metodat demokratike”.

Shkrimi i plotë i Zemajt:

5 zv/Kryeministra, 21 Ministri, ku po behet kjo Qeveri? Sigurisht në Kinë jo, por në Kosovën heroike me 1.8 milion banor. Këtu pa përfshi pozicionet e fshehta Radojçiç – Veselinoviç

( kuptohet të krimit dhe korrupsionit).

Kjo e keqe duhet të parandalohet, të përdorim të gjitha metodat demokratike, të mos lejojmë që buxheti i Kosovës të shndërrohet në pare xhepi për këtë kaste grabitqare të ashtuquajtur politike.