Zemërim dhe reagim i arsyeshëm i invalidëve të luftës së UÇK-së/ Veteranët dhe invalidët mashtrues, këta keqbërës i mallkoftë gjaku i derdhur!

14.09.2018 18:47:14

“Tani është duke u bërë luftë për invalidë, sepse për invalidë është leku i madh, por një e di, se s’kanë me i gëzuar asnjë, sepse gjaku i jonë nuk i lejon ata ta keqpërdorin gjakun, që është derdh për këtë tokë”, është shprehur Feim Krasniqi, invalid i luftës së UÇK-së, i cili ka marrë edhe mesazhe mbështetëse nga kolegë invalidë!

Nga Jusuf Bytyçi

Prishtinë, 14 shtator

“Po shumë invalidi u bë bre në këtë Kosovën e shkretë! Me të vërtetë kjo çka po bëhet kohëve të fundit, kur numri i invalidëve me invalid mashtrues, ka shkuar aq lart, sa i është afruar numrit të rregullt të ish-ushtarëve-veteranëve të vërtetë të luftës së UÇK-së, është krim”. “Është krim për neve invalidët e vërtetë. Ju kërkoj falje të gjithë invalidëve të vërtetë të luftës së UÇK-së, se me të vërtetë kjo çka po bëhet është krim për neve invalidët e vërtetë”, është shprehur i zemëruar Feim Krasniqi, invalid i luftës së UÇK-së, në Zonën Operative të Pashtrikut, i cili ka marrë edhe mesazhe mbështetëse nga kolegë invalidë!

“Si more s’po kanë turp t’i bëjnë invalidë lufte njerëzit që s’kanë qenë asnjë ditë në luftë, njerëzit që janë rrëzuar prej traktori?! “Invalid është smuar prej B…..the invalid prej tute, invalid prej ithatit, invalid prej zhugës, etj. etj”. Këto gjëra veç në Kosovë bëhen, s’besoj se këto krime bëhen diku tjetër në botë, shprehet i zhgënjyer Krasniqi. Në një postim publik në rrjetin social facebook, ai shton se tani është duke u bërë luftë për invalidë, jo për veteranë, sepse për invalidë është leku i madh, se për veteran s’po japin edhe shumë! Por një e di se s’kanë me i gëzuar asnjë, sepse gjaku i jonë nuk i lejon ata ta keqpërdorin gjakun, që është derdh për këtë tokë, mallkon ky invalid.

“Ata që kërkojnë, prapë se prapë nuk i fajësoj shumë, sepse lakmia i bënë të gjitha, veç se shoqatat tona, komandantët tanë, mjekët tanë që s’po lënë kënd pa e bërë invalid, ju qoftë marri, edhe pse ata s’kan marre. I ka mbuluar marrja hej, veç paramendoni, merrni listat e veteranëve të vitit 1999, kanë qenë 11 mijë ushtarë, tani dalin mbi 9000 invalidë të luftës! Kjo është marrja e Zotit, shprehet Feimi. Ai ndërkohë shpreh zemërimin se si nuk iu vie turp për invalidët e vërtetë, të cilët s’po kanë mundësi me shkuar në plazhe e në banjo për shërime, e për invalidë fallco çdo ditë i kemi në plazhe! Sipas tij, komisioni me kryetarët e tyre shkojnë për vizitë gjithkah, me arsyetimet se “po kujdesemi për ata”.

Sa e sa buxhet është shpenzuar dhe po shpenzohet për mashtruesit?! Ky është kulmi i krimit! Këta keqbërës i mallkoftë gjaku i derdhur, shpreh Feim Krasniqi mllefin e tij! Ai njëherësh kërkon falje për invalidët e vërtetë dhe shpreh respekt për invalidët dhe veteranët e vërtetë.

Në komentet nën këtë postim, invalidë dhe veteranë që e njohin atë, shprehin respekt për të dhe reagime për ata që “me kontributin” e tyre në dëm të invalidëve e veteranëve të vërtetë e të buxhetit të shtetit.

“Ma përparësi ka b….tha se me i dalë zorra e trashë, tani çka m’i ba, e ju tjerët që keni dhanë gjymtyrët e trupit, pse hjekni, s’ka problem, veç invalidët e rrejshëm le të kënaqen”, shprehet me ironi Samedin Kiçina. “Unë kur i kam pa qata, s’jam shkrue hiq që jam plague”, ka shkruar ndërkaq Mentor Mazreku.

“Vet invalidët e vërtetë duhet me i denoncue këta matrapaza”!

“Nëse jo drejtësia, atëherë Zoti ka me i mallkuar të gjithë keqbërësit. Turp!!!, konsideron Muhamet Korpuzi. E Luljeta Zymberi, shprehet se “nuk ka gjykatë më të lartë se sa gjykata e ndërgjegjjes”. Respekt të përjetshëm për invalidët e Luftës sonë Çlirimtare, turpi i mbuloftë të gjithë gënjeshtarët!, është shprehur Ruzhdi Piraj. Në këtë rast, Ismajl Hazrolli, nga Banja e Malishevës, duke shprehur respekt për invalidët e vërtetë të luftës së UÇK-së,mallkon invalidët mashtrues dhe shton se është menaxher i Pishinës në Banjë, ku dhe invalidët e luftës janë të liruar nga pagesa. Hazrolli më tej shpeh zemërimin me njerëzit që i njeh, të cilët nuk kanë qenë në luftë, por që kanë nxjerrë kartela të invalidit pa fije turpi. “Unë i di që nuk ka qenë as nji ditë në luftë, ose ka qenë por s’ka qenë i plagosur”. Hazrolli mendon se vet invalidët e vërtetë duhet me i denoncue këta matrapaza e me i mbrojtë vlerat e vërteta të luftës. Respekt edhe një herë për invalidë e ata që derdhën gjakun për këtë tokë, përfundon Hazrolli!

Më pas, Ilmi Januzi, shprehet se “ka thanë populli: priti trimat mas anej, eh pas lufte trima e trimëresha për export. “Fajet janë në mesin tonë-shokëve tanë të dikurshëm, ne jemi fajtor nga modestia, jo nga friga, e modestinë tonë e sinqeritetin e shfrytëzuan të pasinqertit dhe të pa dinjitetshmit. Kështu që të pafajshëm s’jemi as ne, sepse me kohë është dashur të drejtojmë gishtin ndaj atyre që bën këso marri, marri që barazohen në një rrugë me tradhtina. Ne nuk bëmë luftë për pasuri, ne nuk e ditëm që shpëtojmë nga ato beteja, ne jetën këtij populli dhe atdheut, kurse ky popull ne ( nji pjesë kuptohet, jo të gjithë) na e kthyen në këtë formë si në G, se edhe ata falsifikatorë janë të këtij populli, kështu që po ja lëm kohës dhe Zotit!
Respekt për të gjithë bashkëluftëtarët dhe ata që na ndihmuan dhe na përkrahën, e ata që i keqpërdoren këo tri shkronja të arta (UÇK), e din vet se çfarë përshëndetje ju shkon në çdo sekond të jetës, përfundon Jonuzi.

“Shumë me të drejtë e ki, por duhet me i thënë nër sy atij që nuk është invalid dhe atij që nuk është veteran. Ju i keni lonë gjymtyrët e trupit, e matrapazët ua marin kafshatën e gojës”, konsideron Shaban Ramadani, derisa një veteran tjetër shprehet: “Turp për të pafytyrët, fals invalidët, turp e mallkim për mjekët e shitur, “dorëlirë”, si dhe për komandantët e pasuruar si matrapazë në dëm të shtetit!

“Ti je kah më çudit se paske kuptue këtë popull hala që veç përfitimi është për ta gjithçka se për fytyrë se kanë asnjë pik o Feim Krasniqi, po edhe qata që ishin të mirë në luftë na i prishën”, shprehet ndërkohë Naim Veseli. Nehat Basha, një nga ish-komandantët në luftë, megjithatë mendon se “gjithmonë duhet pritur, se së keqes do i vije fundi, prandaj nuk do pajtohemi me ata që nuk derdhën gjak për këtë tokë e si shpërblim kanë nderin dhe mashtrimin”. Në mbështetje të invalidit Feim Krasniqi dhe invalidëve tjerë të vërtetë, janë shprehur edhe veteranja Sanije Desku, Ardian Maloku, etj.

Të ndëshkohet koka e këtij krimi

Me këë rast, do të shtonim se sipas deklarimeve të kohëve të fundit, Prkuroria e Shtetit, ka nisur të hetojë listat e fryra të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, apo invalidëve mashtrues. Prokuroria Speciale ka nisur t’i shpërndajë rastet e tilla në të gjitha Prokuroritë Themelore. Deri tani veteranët e rrejshëm kanë qenë “nën llupën” e Speciales ndërsa tani po hetohen nga Prokuroritë Themelore.

Ditë më parë, mediet kanë bërë të ditur se edhe Prokuroria Themelore në Prizren ka nisur së trajtuari lëndë që përfshinë Zonën Operative të Pashtrikut, Brigadat 121, 122, 123, 124, 125, 126 dhe 128. Momentalisht është mësuar se të drejtën e veteranit të UÇK-së e gëzojnë 37.771 persona e nëse vërtetohen pretendimet e ish- prokurorit të dorëhequr, Elez Blakaj, atëherë mbi 19 mijë janë veteranë të rrejshëm. Po ashtu janë edhe mijëra invalid mashtrues, që ka vite që po e dëmtojnë buxhetin e shtetit të Kosovës! Krejt për fajin e ish-komandantëve dhe zëvendësve të tyre në Zonat Operative, por edhe të drejtuesve politikë dhe institucionalë aktualë.

Mbase, që të ndëshkohet koka e këtij krimi, do të duhej ndëshkuar pikërisht ata që edhe më tej janë në krye të institucioneve, apo kanë ndikime në politikë, sepse me shtimin e veteranëve mashtrues, që fatkeqësisht po vazhdon pandalshëm, ata morën, përfituan vota në zgjedhje!