Zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti kërkon të shqyrtohet vendimi i BQK-së për shtrenjtimin e sigurimit

06.02.2020 18:03:51

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë Kurti, Avdullah Hoti, ka kërkuar të shqyrtohet vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për rritjen e çmimit të sigurimit të automjeteve për 26.6 për qind.

Këto komente Hoti i ka bërë në emisionin “Rubikon” teksa e ka vënë në dyshim edhe bazën ligjore të këtij vendim.

“Vendimi për rritjen e tarifës në sigurime është bërë pa një bazë ligjore të qartë dhe pa një vlerësim për arsyeshmërinë e këtij vendimi”, ka thënë Hoti, derisa ka shtuar se problematike ka qenë edhe koha kur është marrë ky vendim, pra në kohën kur qeveria ka qenë vetëm në detyrë.

Ndryshe, përmes këtij vendimi të marrë në dhjetor nga BQK, qytetarët do të paguajnë për 26 për qind më shtrenjtë me rastin e sigurimit të automjeteve. Këtë vendim BQK e kishte arsyetuar me gjendjen jo të mirë të industrisë së sigurimeve.