Zëvendësministri Gecaj dhe kryetari i Vitisë, Sokol Haliti marrëveshje mirëkuptimi për rregulllimin e rrugës “Dëshmorët e Kombit”

06.02.2017 10:32:39

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj dhe kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për rregullimin e rrugës “Dëshmorët e Kombit” në Komunën e Vitisë.

Në kuadër të mbështetjes financiare për komunat, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, do të vazhdojë nënshkrimin e Marrëveshjeve të Mirëkuptimit edhe me komunat tjera të Kosovës.

Projektet e financuara nga MAPL, janë të orientuara në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, ndriçimin publik, platformën për ofrimin e informacioneve mbi lokacionet turistike, shenjëzimin e shtigjeve dhe rrugëve malore, ndërtimin e fushave sportive, dhe projekte të tjera me interes për Komunat dhe qytetarët.