Zëvendësministri i Brendshëm, z. Hoxha priti Komisionerin e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, z. Nils Muižnieks

08.02.2017 16:00:56

Me këtë rast, z. Hoxha dhe z. Muižnieks kanë biseduar lidhur me çështje të ndryshme në fushë të të drejtave të njeriut  dhe të bazës ligjore për këto të drejta.

“Sot, prita në takim Komisionerin e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, z. Nils Muižnieks

Me  z. Muižnieks diskutuam lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut, progresin institucional në kontekst të hetimeve të krimeve të urrejtjes, hetimin e rasteve ku gazetarët mund të jenë të kanosur, funksionimin e mekanizmave brenda policisë në çështjen e dëshmitarëve dhe lirinë e mediave.

E njoftova z. Muižnieks lidhur me vullnetin dhe veprimin institucional për ndërtimin e  kornizës ligjore në dobi të mbrojtjes së të drejtave të njeriut duke i marrë për  bazë aktet themelore të të drejtave të njeriut, siq janë Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, aktet tjera të bazuar në këtë deklaratën dhe Konventën e Këshillit të Evropës për Qasje në Dokumente Zyrtare e vitit 2009 etj.

Po ashtu e prezantova progresin e arritur, aktivitetet në vazhdim si dhe objektivat e planifikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë në kuadër të saj, lidhur me temat e diskutuara në takim, duke konstatuar një progres domethënës por edhe duke u zotuar se mbrojtja e të drejtave të njeriut do të jetë bazamenti i funksionimit të institucioneve tona.

Ndërsa z. Muižnieks duke më falenderuar për pritjen, theksoi se do të jetë objektiv në hartimin e raportit të të arriturave nga fusha e të drejtave të njeriut.

Në këtë takim gjithashtu morën pjesë zv. Drejtori i Zyrës së Komisionierit për të Drejtat e Njeriut z. Nikolaos  Sitaropoulos, si dhe dy këshilltarët e tij znj. Erliha Bičakčić dhe z. Christian Mommers.” – thuhet në njoftimin e z. Hoxha.