Zëvendësministri milioner i AAK-së, shumë lokale, prona e banesa në emër të tij

08.06.2019 23:21:13

Agjencia Kundër Korrupsionit e Kosovës ka bërë publike deklarimet e pasurisë të zyrtarëve publik.

Gjatë këtyre ditëve raportohet për pasuritë e zyrtarëve të ndryshëm publik, duke filluar nga krerët e lartë të shtetit e deri tek deputetët e Kuvendit të Kosovës, shkruan lajmi.net.

E hiç më keq se krerët e shtetit nuk qëndrojnë as zëvendësministrat.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu po del të ketë një pasuri milionëshe.

Pasuri të mëdha, të luajtshme e të paluajtshme po i sigurojnë Kadriut pasuri në vlerë prej mbi tre milionë eurosh.

Nga përllogaritjet e bëra del se Kadriu ka  pasuri të paluajtshme në emër të tij në vlerë prej 2 milionë e 687 mijë eurosh.

E të luajtshme, Kadriu ka pasuri në vlerë prej 857 mijë eurosh në total.

Pos këtyre, zëvendësi i Pal Lekajt ka deklaruar në AKK edhe detyrime ose borxhe në vlerë prej mbi 400 mijë euro.

Deklarimin e plotë të pasurisë nga Kadriu mund ta shikoni duke klikuar këtu.