Zëvendësministrja Statovci-Demaj vizitë zyrtare në Bruksel

31.01.2017 12:51:09

Zëvendësministrja për Integrime evropiane, Anila Statovci-Demaj po zhvillon vizitë zyrtare në Bruksel, ku bashkëkryesoi takimin e parë të Nënkomitetit të Tregut të Brendshëm, Konsumatorit dhe Mbrojtjës të Shëndetit në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, dhe do të takohet me përfaqësuesit e nivelit të lartë të institucioneve të BE-së.

Zëvendës Ministrja do të takohet edhe me eurodeputet, Elmar Brok dhe Tanja Fajon, raportuesen për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian, Njësinë për Kosovë, David Cullen dhe Mary Teresa Moran.

Gjatë këtyre takimeve zëvendësministrja me bashkëbiseduesit do të diskutojë për proceset që ndërlidhen me reformat evropiane në kuadër të MSA-së.

Në konkludim të këtyre takimeve pritet konfirmimi mbi hapat e fundit të procesit të liberalizimit të vizave si dhe rikonfirmimi i perspektivës evropiane të vendit.