Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, do shpallet Qytetar Nderi i Drenasit

08.05.2018 23:14:35
Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, Rainer Wieland do të shpallet Qytetar Nderi i Komunës së Drenasit.

Dorëzimi i titullit tek Zëvendëspresidenti Wieland, do bëhet të shtunën e datës 12 maj, në një Seancë Solmne të Kuvendit komunal të Drenasit.

Me këtë rast fjalim do të mbajë edhe Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci.

Rainer Wieland është një politikan gjerman dhe anëtar i Parlamentit Europian për Gjermaninë.

Ai është anëtar i Bashkimit Kristian Demokratik, pjesë e Partisë Popullore Europiane.

Që nga viti 2009 ai ka qenë një nga 14 Nënkryetarët e Parlamentit, njofton Klan Kosova.