Zëvendëspresidenti i PE-së thotë se asnjë vend me probleme nuk pranohet në BE

04.01.2019 22:55:22

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, tha se Kosova duhet vazhdojë lobimin, çdo kryetar shteti në BE përfaqëson popullin e vet.

Wieland, tha se Kosova duhet  vazhdojë lobimin, çdo kryetar shteti në BE përfaqëson popullin e vet.

“Kosova i ka plotësuar kriteret për viza”, tha zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, sonte në një intervistë për RTK.

Sipas tij Rumania e cila është tani duke udhëhequr presidencën gjashtë mujore të BE-së nuk ka personale asgjë me Kosovën, edhe pse ajo nuk e njeh Kosovën.

“Nuk pranohet asnjë vend në BE me probleme, kemi pas lëshime më parë në këtë drejtim. Është faktike se Kosova nuk është njohur nga pesë vende të BE-së dhe kjo është pak problem”, tha ai.