Zgjedhën finalistët e ekspozitës “Artistët e së nesërmes”

20.07.2016 10:19:15

Dardan Zhegrova e Arbërore Syla, Qëndresë Deda dhe Faton Mazreku janë finalistët e ekspozitës “Artistët e së nesërmes”, që kësaj radhe organizohet nga Stacion – Qendra për art bashkëkohor.

Juria, e përbërë nga Petrit Halilaj, Miran Mohar, Anna Witt dhe Milica Tomic, nga tetëmbëdhjetë aplikime sa kanë pranuar, kanë vendosur që këta artist të përballen në finale gjatë muajit tetor, kur njëri nga ta do ta fitojë çmimin “Artistët e së nesërmes”.

 Kjo ekspozitë cilësohet si njëra nga më të rëndësishmet që organizohet në vend.