Zgjedhet trajneri më i mirë në botë

31.07.2016 16:51:43
Revista sportive britanike, Four Four Two, i ka zgjedhur trajnerët më të mirë në botë për vitin 2016. Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, është zgjedhur më i miri në botë për këtë vit nga revista angleze Four Four Two, transmeton Lajmi.net.

Simeone e dërgoi Atleticon në finale të Ligës së Kampionëve, ku pësoi humbje në penallti nga Real Madridi, si dhe ishte konkurrent i Barcelonës bashkë me Realin deri në fund të La Ligas.

Pas tij renditet Pep Guardiola, që e udhëhoqi Bayern Munichun drejt titullit të Bundesligës, për t’u larguar në drejtim të Manchester Cityt pastaj.

I treti është Luis Enrique i Barcelonës. Enrique e fitoi La Ligan dhe Kupën e Mbretit me Barçën.