Zgjedhja e kryetarit të LDK-së/ Pse po u ngutet disa mediave?

19.03.2019 03:12:52

Nga Bit Gecaj

Zgjedhja e kryetarit te LDK-e? Media te caktuara, kane filluar fushaten e perzgjedhjes se kryetarit te ardhshem te LDK-e, edhe perkunder faktit se vete LDK, akoma nuk i ka hyre kesaj gare! Televizoni T7, sonte pati mysafir opinionistin Fisnik Halim, sikur dihet nje perkrahes publik i ideve te Presidentit Thaçi, per marreveshje me Serbine, lidhur me korrigjimin, ndryshimin, apo shkembimin e territoreve Kosove-Serbi, sikur eshte bere publike tashme! Vete z. Halim, por edhe nikoqiri, z. Buzhala, ish deputet i PDK-e e tani drejtues i T7, lakuan e analizuan nje game te caktuar emrash e personalitetesh te LDK-e, qe sipas tyre, poqese zgjedhen, do te ishin shpetimi i LDK-e, por edhe i skenes politike te vendet, e cila na qenka demtuar shume! Analizat qe bene ata, per kandidatet veç e veç, po edhe te situatave politike nga e kaluara dhe e tashmje e vendit, si dhe gjithe sugjestioni qe u shpreh, gjoja per perparesite dhe mangesite e kandidateve te caktuar; ose thene me mire per kandidatin e duhur. Analizat u zhvilluan ne ate sesns, sa qe krijohej pershtypjea se panelistet po kerkonin gjuhen adekuate, te nje prezantimi te lehete e t‘paverejtshem te kandidatit te njohur, te kerkuar, te deshiruar, apo te caktuar politike te vendit, i cili duhet te jete i vetedishem se para vetes ka per te realizuar detyrime te caktuare politike “shteterore“, te porositesve te njohur e te panjohur! Me nje fjale analizat e debatit, qojne deri te interpretimi, se: opinionistet gysemkerkonin, e promovonin njeriun e neserm, ate te degjushmin e dikujt, i cili nuk do u binte ndesh politikave qe shpiejne drejt nje marreveshje me Serbine; madje edhe nese nuk do te jene ne favor te Kosoves, por qe duhet qene pro nje kompromis te dhimbshem, per te cilin Kosova nuk ka nevoje, e as arsye ta beje!