Zgjedhjet administrative në Itali, mbi 100 kandidatë shqiptarë në listat e partive

14.05.2019 13:07:47

Shqiptarët do të përfaqësohen në zgjedhjet administrative të 26 majit në Itali me mbi 100 kandidatë në rreth 3 mijë komuna.

Zgjedhjet e pjesshme do të thërrasin në kutitë e votimit rreth 17 milionë qytetarë.

Do të votohet në pesë qendra rajonesh si Firenze, Bari, Perugia, Potenza, Campobasso dhe 20 qendra provincash: Askoli Piceno, Avellino, Bergamo, Biella, Cremona, Ferrara, Foggia, Forlì, Lecce, Livorno, Modena, Pavia, Pesaro, Pescara, Prato, Reggio Emilia, Rovigo, Verbania, Vercelli, Vibo Valentia.

Zgjedhjet në Itali përkojnë me ato për në Parlamentin Europian.

Përfshirja e një numri të madh shqiptarësh në listat e kandidatëve të partive politike, tregon rritjen e nivelit të integrimit të tyre në vendin fqinjë.

Por nuk kanë munguar edhe polemika në rrjete sociale, ku racizmi është ende i pranishëm