Zgjedhjet e reja dhe proceset e dëmtuara demokratike?!

26.01.2018 22:52:04

Nuk ka shumë kohë që zgjedhjet nacionale dhe zgjedhjet lokale i kemi lënë mbrapa. Pa u harruar mirë, kanë filluar të përmenden zgjedhjet e radhës nacionale sepse nuk po qetësohet situata politike, ajo po tensionohet gjithnjë e më shumë nga problemet e grumbulluara. Disa ndajnë mendimin së zgjedhjet nuk duhet të kemi kohë e pa kohë, duke e ditur së ato janë të kushtueshme!

Nga Skënder MULLIQI

Bukur shumë po ndajnë mendimin së duhet të shkojmë në zgjedhje te reja së kjo qeveri nuk është në gjendje tu jap rrugë Demarkacionit, “Zajednicës”, formimit të ushtrisë… e sidomos pas përpjekjeve të shfuqizmit të Gjykatës Speciale, ku janë dëmtuar shumë marrëdhënjet më faktorin ndërkombëtar.Kosova është izoluar që shumë kohë për shkak së kjo klasë politike nuk është në gjendje ta përfundon si duhet fazën e rëndësishme të tranzicionit .Nga pozicionet e ndryshme politike vijmë deri të konkludimi së demokracia në Kosovë ka rënë në shkallën më të ulët në këto 18 vite. Thënë saktësisht kjo tregon së më proceset demokratike nuk kemi arritur askund. Ne politikën postkomuniste nuk po zgjedhen metoda dhe mjete dhe as nuk po kemi mirëkuptim para sfidave që sjellë faza e tranzicionit. Dobësit e shumta të sistemit dhe dobësit e shfaqura në udhëheqje nga këto struktura dekadente politike kanë bër që kriza politike dhe kriza ekonomike dhe sociale të thellohet gjithnjë e më shumë .Nese zgjedhjet e reja janë të kushtueshme, shtrohet pyetja cila është alternativa.Të lejohet diktatura?Ndoshta mos të dalim fare ne votime , apo të krijojmë standarde për zgjedhje normale dhe të ndershme Qytetarët sigurisht së shumë ju kanë gëzuar sistemit shumë partiak pas diktaturës së eger komunite dhe okupimit shumë vjeqar nga serbosllavët.Demokracinë dhe lirinë e paguam shumë shtrejtë. Dhe, pas gjithë atyre veshtirësive dhe përpjekjeve, ti stopojmë këto procese pa të cilat nuk do të kemi prosperitet dhe zhvillim të gjithëmbarshem, është e pa kuptueshme dhe shumë e pa logjikshme .Dihet së nuk është lehtë të ballafaqohemi më zgjedhje te treta mbrenda një harku kohor shumë të shkurtër, por megjithate zgjedhjeve ju jep kuptim sistemi pluralist shumë partiak të cilin e kemi zgjedhur. Në shtetet normale më demokraci të lartë dhe sistem të rregullaur, zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk paraqesin ndonjë problem serioz të mbahen. Kur janë institucionet kredibile, kur qytetarët u bësojnë këtyre institucioneve, kur kemi veqmas sistem të drjetësisë të mirëfilltë dhe të pa korrupuar, ndrrimi pushteteve bëhët pa turbulenca .Ky është pikërisht problemi madhor në Kosovë.Nuk po funksionon asnjë sistem ashtu si duhet, kemi korrupcion dhe krim më bollëk  hajni qfare të daush, dhe kjo natyrisht së e veshtirëson shumë situatën. Disa thonë së zgjedhjet e shpeshta janë të dëmshe për investime te jashtme , por edhe ashtu nuk po kemi investime dhe investitor të jashtem, për shkak të pa sigurisë së mjaftueshme.Kosovës i duhen më shumë së kurrë mendjët e shëndosha politike, i duhet më shumë së kurrë stabilitet politikë dhe stabilitet ekonomik, duhet hapur përspektiva të reja, e jo të mbyllen ato për fajin e këtyre strukturave autokratike në pushtetet e pas luftës. Nese dëshirojmë të bëhemi shtet serioz , nuk duhet të lejojmë që kjo gjendje e agonisë të vazhdon .Nuk guxojmë të bëhemi rob i grupeve përfituese politike dhe qarqeve të caktuara të fuqishme te biznesit.Duhet të ndërtojmë strategji të reja shumë serioze për të mirën e qytetarëve të margjinalizuar .Nuk duhet lejuar që të bëhemi vrojtues statik i gjithë asaj që po ndodhë më Kosovën dhe rreth Kosovës. Po na defilojnë figura të njejta dhe të konsumuara politike në Qeveri dhe në Parlament.Këto fugura tashmë jo vetëm që janë bër të dëmshme por janë bërë edhe të rrezikshme për të ardhmën e Kosovës.Dihet së zgjedhjet kushtojnë me milona euro.Do të kishte mundësi që më ato para të bëhët shumë qka tjetër në të mirë të qytetarëve .Demokracia çfarë ekziton në shtetet perëndimore , te ne sigurisht së nuk e kemi.Ndryshimet dhe thyerja e gjatë e heshtjës së qytetarëve duhet të ndodhë gjithësesi ,nese dëshirojmë që shteti mos të mbetet nocion apstrakt.Demokracia sigurisht së nuk ka çmim…