Zgjedhjet në Dibër, aktualisht kryeson kandidati i PS-së

12.09.2016 13:52:35

Në Dibër vijon procesi i numërimit të votave dhe deri tani janë numëruar 52 nga 118 qendra votimi gjithsej.

Kështu thotë raportimi i fundit i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas të cilit aktualisht kryeson kandidati i Partisë Socialiste  Muahrem Rama me 9363 vota, me një diferencë prej 2205 votash ndaj atij të djathtë, Sherefedin Shehu, që ka 7158.

Sipas KQZ, procesi i numërimit nisi këtë të hënë rreth orës 10:45 me ndryshime në radhët e anëtarëve të grupeve, të cilët iu nënshtruan edhe trajnimit