Zgjedhjet në Dibër: PD dhe PS thonë se kanë fituar

11.09.2016 20:57:21

Me t’u mbyllur kutitë e votimit në zgjedhjet për kryetarin e bashkisë së Dibrës, ku kandidatë ishin Muharrem Rama i PS-së dhe Sherefedin Shehu – i PD-së, të dyja forcat politike kanë dalë me deklarata për vlerësimin e zgjedhjeve dhe për fitore të tyre. E para ka dalë deputetje e PS-së, Blerina Gjylameti, e cila në një deklarim ka thënë se Muahrrem Rama i PS-së është fitues i zgjedhjeve.  Ajo e ka vlerësuar procesin zgjedhor “kryesisht brenda standardeve”.

Pak më vonë, ka dal zëdhënësja e PD-së, Irini Shehu, e cila e ka vlerësuar procesin zgjedhor të shoqëruar me tensione për shkak të presioneve nga PS. Megjithatë, ajo e deklaroi kandidatin e PD-së, Sherafedin Shehu si kryetar të ardhshëm të bashkisë së Dibrës.

Po sot, prokuroria e shetit ka hapur çështjen për pretendimet e PD-së, për blerje votash nga ana e saj, e që këtij institucioni i janë deponuar para dhjetë ditësh/fokusi.org