Zgjedhjet në Drenas: Shpërndahet materiali votues (Video)

03.12.2016 20:57:21

Fletëvotimet dhe materialet e tjera që do të përdorën nesër për votim tashmë kanë mbërritur në Drenas.

Eskorta që ka bartur këto materiale të emëruara si të ndjeshme është nisur që në mëngjes nga Këshilli Qendror Zgjedhor në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Eskorta ka qenë e përcjellur nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës, për të siguruar kështu që i gjithë procesi, qysh nga nisja e fletëvotimeve për në Drenas të jetë më së i sigurt.

Fletëvotimet fillimisht janë vendosur në Sallën e Sportit në Shkollën Fillore “Rasim Kiqina”, e prej aty do të shpërndahen nëpër qendrat e votimit.