Zgjedhjet në Venezuelë: Maduro fiton mandatin e dytë në Venezuelë

21.05.2018 15:43:40

Me më shumë se 67% të votave, Nicolas Maduro është rizgjedhur President i Venezuelës.

Kandidati, Nicolas Maduro, është fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë këtë të diel me 5.823.728 vota ka informuar Këshilli Zgjedhor Nacional i Venezuelës.

Presidentja e Këshillit Zgjedhor të Venezuelës, ka deklaruar se janë gjithsej 8.603.936 vota valide gjatë ditës së zgjedhjeve.

Kandidati i dytë më i votuar i zgjedhjeve është Henri Falcon me 1 milion e 820.552 vota.
Mijëra mbështetës të Maduros, kanë festuar afër pallatit presidencial, pasi që rezultatet janë shpallur nga Këshilli Zgjedhor i këtij shteti.

Duke ju drejtuar masës së mbështetësve jashtë pallatit presidencial në Karakas të dielën mbrëma, Maduro ka thënë “proces zgjedhor i perfekt”. Ai ka thënë që kjo është një ditë historike për Venezuelën. Dita e një fitoreje heroike! Dita e një fitoreje të bukur.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë quajtur këto zgjedhje si “fyerje për demokracinë”, shkruan Express.

Shtetet e Bashkimit Evropian si dhe shumica e shteteve të Amerikës Latine kanë paralajmëruar që kushtet e zgjedhjeve presidenciale në këtë vend kanë qenë të padrejta

Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera ishte i ashpër për zgjedhjet e së dielës në këtë vend. “Zgjedhjet në Venezuelë nuk plotësojnë as minimumin e standardeve demokratike”, ai ka thënë. “Sikur shumica e shteteve demokratike, Kili nuk i njeh këto zgjedhje”.