Zgjedhjet në veri, opozita i quan të vonuara

14.04.2019 19:31:54
Vendimi i presidentit Hashim Thaçi për shpalljen e zgjedhjeve në veri të vendit është cilësuar si i vonuar nga LDK-ja.

Mirëpo, deputeti i kësaj partie, Driton Selmanaj ka thënë se ky proces edhe pse i vonuar, është i domosdoshëm.

“Është proces i vonuar, por i domosdoshëm. Ata në atë pjesë marrin para nga buxheti i Kosovës dhe duhet të ketë kontroll politik”.

Ndërsa, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se skenari i Thaçit për zgjedhjet në veri mund të ketë një prapavi tjetër.

“Ne si VV e kemi parë si proces të ligjshëm, por vonesat nuk i ka shpjeguar askush. Ajo çfarë jemi brengosur është se ne nuk mund të kemi besim të plotë që ky skenar me këto zgjedhje nuk ka pas vetes ndonjë projekt që Thaçi mund ta bëj”, ka thënë ajo.