Zgjedhjet, pezullohen lejet dhe transferimet për të burgosurit

04.05.2017 18:33:03

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet e pjesshme në Kavajë dhe pak më shumë se një muaj nga zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pezulluar të gjitha transferimet dhe lejet për të gjithë dënuarit.

Sipas drejtorisë së burgjeve, kjo masë merret për arsye sigurie.

Në daljen e sotme publike, kryeministri Edi Rama bëri me dije se sistemi i burgjeve ishte një nga garancitë që i kishte ofruar opozitës me qëllim mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 18 qershorit, për të shmangur siç tha, atë që ka ndodhur në pothuajse të gjitha zgjedhjet ku persona të rrezikshëm të dalë nga burgu në periudhë zgjedhjesh kanë krijuar destabilitet.