Zgjedhjet presidenciale në Serbi, hapen vendvotime edhe në Kosovë

09.03.2017 12:58:45

Komisioni zgjedhor i Serbisë sot ka përcaktuar 8 mijë e 253 vende zgjedhore për votime në zgjedhjet presidenciale të Serbisë që janë shpallur të mbahen më 2 prill të këtij viti, njoftojnë mediat serbe.

Vendet zgjedhore për në Kosovë do të përcaktohen me një vendim të veçantë më 12 mars.

Vendimi për Kosovën do të merret sipas propozimit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën.

Pretendenti kryesor për marrjen e postit të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se do të mbajë fushatë zgjedhore në Kosovë.