Zgjedhjet presidenciale në SHBA: Ky është rezultati i sondazhit të fundit

07.11.2016 16:43:50

Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, ka mbajtur një epërsi prej katër pikesh ndaj rivalit republikan Donald Trump në sondazhin e fundit të “ABC News/ Washington Post”, i publikuar sot

Ky sondazh vjen vetëm një ditë para zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen nesër.

Në një sondazh me 1.763 votues të mundshëm, 47 për qind kanë thënë se e përkrahin Hillary Clintonin, ndërsa 43 për qind e përkrahin Trumpin.

Ndërkohë, një sondazh tjetër i “Bloomberg Politics-Selzer & Co” i publikuar sot në mëngjes, tregoi se Hillary mban një epërsi prej tri pikesh ndaj Trump.