ZGJIDHJA E ÇESHTJES ÇAME

21.08.2017 16:48:28

Prof. As. Dr. Elena Kocaqi

Këtë javë perfaqsuesit e Republikes se Camerise me qendër në Holland, përfaqsuar nga z. Festim Lato dhe z. Rustem Geci, se bashku me Yohan Byrde, president i “Bordit te Marredhenieve Ndernacionale” dhe keshilltar në Komisionin Evropian, kryen nje vizitë zyrtare ne Monako, Vatikan, San Marino dhe Itali, ku u takuan me drejtues te lartë të Ministrive te Jashtme të këtyre shteteve, për t’i informuar ato, në lidhje me genocidin grek kundër çamëve si dhe për të kërkuar mbështetjen e tyre për zgjidhjen e këtij problemi. Eshtë hera e parë pas mbi 70 vjetesh, ku puthuajse kjo çështje po shkonte drejtë harresës, qe kemi nje levizje të tille pikerisht ne vendet e Bashkimit Evropian, ku edhe Greqia aderon. Kjo qeveri në egzil po ndjek disa hapa shumë të rendësishme nga ana juridike dhe diplomatike.

1- Ka çuar çështjen për gjykim ne Gjykatën Ndërkombëtare Penale të Hagës. Eshtë e rëndësishme qe kjo gjykatë, kur të shprehet me vendimin e saj, të dënoj geoncidin qe ka ushtruar Greqia mbi popullsinë çame. Kjo gjykate ka të gjithe juridiksionin dhe kompetencën për ta bërë këtë gje. Ajo vërtet eshte krijuar pas Luftës së Dytë Boterore por për krimet dhe genocidin e kësaj lufte, ka me ligj ndërkombetar fuqi prapavepruese, siç ka qenë rasti i gjykimit të krimeve të kryer nga nazistet. Vendimi i kësaj gjykate do të jete i rëndesishëm pasi është nje vendim qe duhet të denoj dhe fajsoj shtetin grek per goneocidin çam. Pas kësaj çështja came, shtrohet për zgjidhje para të gjitha intitucioneve ndërkombëtare.
2- Perveç denimit nga kjo gjykatë, ka edhe nje rrugë tjeter, është ajo diplomatike e bazuar ne legjislacionin e Bashkimit Evropian por edhe atë ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut. Kjo qeveri ne egzil, ka ndërmarr edhe nje mision diplomatik pranë intitucioneve të Bashkimit Evropiam dhe te shteteve antare, per ti njohur ato me problemin çam, si dhe për të kërkuar mbështejen e tyre. A ka te drejtë Bashkimi Evropian të detyroj Greqinë, qe te kthej çamët dhe kompensoj ata për pronat e tyre? Në këtë rast, BE e detyron Greqinë. Greqise nuk i intereson te largohet nga BE dhe as nga NATO, sepse për pozitën e saj gjeografike dhe konfliktet territorial që ka me fqinjet por edhe problemet e brendshem ekonomike dhe etnike, e di qe nuk mbijeton dot. Ndaj ne këtë rast Greqia është zenë ngushtë. Ka nje precedent të tillë midis, Italisë dhe Kroacisë, ku Italia e detyroi Kroacinë tu njihte te drejtat Italianëve të dëbuar pas luftës, me anën e BE. Pra kjo çeshtje nuk zgjidhet me marrëveshje Greqi –Shqiperi, pasi Greqia e injoron dhe nuk e konsideron si problem por zgjidhte me ndihmën e BE, ku Greqia aderon dhe është e detyruar të bindet. Pra ka nje autoritet mbi Greqine në ketë rast që është BE. Eshte humbje kohe te merresh me Greqine thjesht ajo duhet kapur mat me ligjin e BE.
Shteti shqiptar ka dy rrugë;
1- Të ndiqte këtë rrugë juridike dhe diplomatike qe ka ndjekur kjo qeveri ne egzil por qe nuk guxon ta bëj nga frika e Greqisë, pasi Shqiperia ndodhet ne pozitë inferior ndaj Greqisë, se ajo është në BE dhe Tirana ja ka frikën vetos greke. Pra Greqia ka marrë peng dhe shantazhon Tiranën ne lidhje me kete problem, kjo për shkak se Tirana zyrtare, ose nuk kupton te drejtat e saj, ose nuk do. Tirana këtë shantazh duhet t’ia kishte shtruar BE me para. Vetëm për të ratifikuar marrëveshjen e Asocim Stabilizmit, Greqia e detyroi Tiranën, të nënshkoi një marrëveshje qe e nxirrte ate ne Otranto dhe përvetsonte gjithë zonën ekonomike shqiptare të Jonit, që me vonë u anullua për proçedure. Ne vend qe politika shqiptare, të kerkoj te drejta për shqiptarët e Greqise, qe ne kete rast BE e detyron Greqine, ka luajtur rolin e inferiores dhe i ka lënë dorë te lirë Greqise. Deri me sot Greqia ka qëne ne nje revansh qe kalon çdo normë nderkombetare dhe morale dhe kjo per fajë të paaftesisë se Tiranes zyrtare, për të kuptuar të drejtat e saj, në bazë të normave ndërkombëtare.
2- Duke qene se, Tirana nuk ka as aftesinë dhe ka frikë, ateherë politika shqiptare dhe shteti shqiptare, duhet te mbeshtesin dhe forcojne këtë levizje nga jashtë qe ne fakt po bënë punën e shtetit shqiptar, që për nderin e tij, duhet ta kishte bërë ai vet. Kjo ndermarrje duhet të këtë mbeshtejen e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare pasi po ndjek nje rruge juridike dhe diplomatike qe eshte ajo e duhura per zgjidhjen nje here e mire te ketij problemi. Ajo duhet mbështetur se ne fakt po kryen ate detyrë, që duhet ta kryente shteti shqiptar.