Zgjidhja Kosovë-Serbi, Vuçiq diskuton me ambasadorin amerikan

16.08.2018 16:12:33
Në kohën kur çdo ditë e më shumë po shtohen zërat për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosocvës dhe Serbisë, Vuçiq ka zhvilluar një takim me ambasadorin amerikan në Beograd, Kyle Scott.

Danas raporton se Scot dhe Vuçiq shkëmbyen pikëpamjet mbi vazhdimin e dialogut ndëmjet Prishtinës dhe Beogradit, transmeton lajmi.net.

Vuçiq theksoi nevojën që të arrihet një kompromis që do të garantonte stabilitet dhe përparim ekonomik.

Të dy u dakorduan se dialogut është mënyra më e mirë për të përmirësuar raportet mes dy shteteve.

Scott u bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës për të treguar guxim, fleksibilitet dhe kreativitet në marrjen e vendimit.

Ditëve të fundit zyrtarët e lartë serbë kanë pretenduar se Amerika ka ndërruar qëndrim në lidhje me Kosovën.

Madje sipas raportimeve të mediave serbe, administrata e re e Trumpit e përkrahë edhe ndarjen e Kosovës.