Zgjohet Argjentina me Messin, fitojnë edhe Brazili me Kilin

16.11.2016 15:59:02

Lionel Messi ashtu sic e duan në vendlindjen e tij, Argjentinë. 29-vjecari dhuroi spektakël në fitoren 3-0 të përfaqësueses “bardhekaltër” ndaj Kolumbisë në stadiumin e qytetit “San Jose”. Kjo ishte përgjigjja e duhur nga skuadra e Edgardo Bauzas, pas humbjes 3-0 në Brazilin pak ditë më parë.

Ylli i Barcelonës e zhbllokoi takimin me ekzekutimin perfekt të një goditjeje të lirë në minutën e 10-të, më pas dha asistet për Praton, që realizoi me kokë në të 23-ën dhe për Di Marian 4 minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Një paraqitje e dobët kjo e Kulumbisë, me James Rodriguez e Radamel Falaco që mbetën në hije, ndërsa disa shkëndija të Cuadrados ishin shumë pak për të shmangur humbjen.

Kjo fitore e ngjit Argjentinën në vendin e pestë me 19 pikë, duke zhvendosur Kolumbinë më poshtë me një pikë më pak. Nuk ndalet Brazili, që me suksesin 0-2 në fushën e Perusë shkëputet edhe më shumë i vetëm në krye të renditjes .Gabriel Jesus në të 58-ën dhe Renato Augusto në të 79-ën shënuan të dy golat e sfidës, që i mjaftuan “Selecaos” për triumfin e 8-të në 12 ndeshje. Fitore me përmbysje e Kilit ndaj Uruguait. Edinson Cavani kaloi në epërsi miqtë në të 17-ën pas asistit të Luiz Suarez, por Vargas në kohën shtesës të pjesës së parë i coi skuadër në ekulibër të plotë në dhomat e zhveshjes. Në pjesën e dytë “La Roja” gjeti dy herë të tjera rrjetën me Alexis Sanchez, ndërsa në fund të takimit Suarez humbi një 11 – metërsh. Kili gjithashtu rikuperon në rendije ku klasifikohet i katërti me 20 pikë, ndërsa Uruguai mbetet në vendin e dytë me 3 pikë më shumë.