Zharku dhe Muja, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi

27.10.2016 13:19:29

Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku dhe kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projekteve rrugore në komunën e Prizrenit.

Me këtë marrëveshje parashihet që të ndërtohen disa rrugë të reja në fshatrat e kësaj komune.

Ministria e Infrastrukturës, në realizimin e asfaltimit të rrugëve përmes bashkëfinancimit, me komunën së Prizrenit do të bashkëfinancojë me 307 mijë euro.