Zhbogar zyrtarisht ambasador i ri i BE-së në Maqedoni

21.07.2016 09:31:43

Samuel Zhbogar zyrtarisht është emëruar përfaqësues në Maqedoni ku do ta zëvendësoj ish-ambasadorin aktual të BE-së në Maqedoni Aivo Orav, i cili do të transferohet në Mal të Zi. Zhbogar deri tani shërbeu si përfaqësues i BE-së në Kosovë.

Lajmi u bë i ditur pasi BE publikoi dokumentit zyrtar për emërimin e 17 shefave diplomatike nëpër vende të ndryshme.

”Federica Mogherini, zyrtare e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe nënkryetare e Komisionit Evropian në Komisionin Evropian, ka emëruar 17 shefa të misioneve të BE-së në 17 shtete të reja. Samuel Zhbogar është emëruar shef i Delegacionit të BE-së në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Ai për momentin shërben në të njëjtin pozicion në Kosovë”, thuhet në njoftimin e BE-së, nënshkruar nga Maja Kocijançiç.