Zhduken qindra migrantë pas përmbytjes së anijes në Libi

29.06.2018 15:47:29
Të paktën 100 persona rezultuan të zhdukur dhe trupat e tre bebeve u gjetën pas mbytjes së një anijeje migrantësh në brigjet e Libisë, theksuan të mbijetuarit dhe rojat bregdetare.

“Rreth 120 migrantë ndodheshin në bordin e barkës në momentin e mbytjes, që ndodhi rreth gjashtë kilometra nga brigjet libiane”, theksuan të mbijetuarit e drejtuar në rajonin e Al-Hmidiya, 25 kilometra në lindje të kryeqytetit Tripoli.

Gjashtëmbëdhjetë persona u shpëtuan.