Zhduken tri vajza në Pogradec

27.08.2016 15:16:46

Tri vajza, dy prej tyre motra janë denoncuar të zhdukura në Pogradec. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur gjatë paradites së të shtunës.

Ka qenë babai i dy vajzave që ka bërë denoncimin për zhdukjen e tyre. Vajzat janë me inicialet B. Ç., 16 dhe L. C., 14 vjeçe dhe sipas babait ato janë larguar me fqinjen e tyre.

Por nga verifikimet e policisë, vajza fqinje me inicialet A. B., 16 vjeçe mësohet se është larguar paraditen nga banesa e saj.