Zhduket 15 vjeçari nga Gjilani, familja apelon për ndihmë (Foto)

15.08.2016 15:24:58

Liridon Kallaba nga fshati Dobreqan i komunës së Gjilanit tash e 11 ditë konsiderohet i zhdukur.

Liridoni i cili është i moshës 15 vjeç që nga data 04.08.2016 në orën 12:00 ka dalë nga shtëpia dhe më nuk është kthyer.

Familjarët e tij janë të shqetësuar dhe kanë kërkuar nga të gjithë ata të cilët do të mund ta shohin apo e kanë parë Liridonin të lajmërohen në numrin e telefonit 044 321 785.

Personat që mund të kenë njohuri për vendndodhjen e Liridonit po ashtu mund të paraqiten në stacionin e policisë në Komunën e Gjilanit.

zhh_1471265772-4418094