Zhduket 17-vjeçari shqiptar në Britani

02.08.2020 15:47:41

Zhduket i riu shqiptar në Britani. Autoritetet kanë nisur një kërkim urgjent, pasi një i ri shqiptar është zhdukur që prej mesditës se djeshme.

Sipas mediave britanik, 17-vjeçari Olti Gega u pa për herë të fundit në zonën Camagael të ‘Fort Ëilliam’ rreth orës 12 të së shtunës.

Shqiptari ka flokë të zinj, të prera shkurt në pjesën e prapme dhe më të gjatë në pjesën e përparme. Adoleshenti gjithashtu ka një nishan në faqen e tij të djathtë.

Olti u pa për herë të fundit i veshur me një bluzë gri, xhinse të zeza, atletete të zeza dhe një orë të zezë.

Zyrtarët thanë se janë ‘të shqetësuar për mirëqenien e tij’ dhe u bëjnë apel qytetarëve që të japin ifnroamcion nëse kanë dijeni për të riun.