Zhduket 20 vjeçari nga Kamenica, kërkohet ndihmë nga qytetarët për ta gjetur

07.04.2019 16:51:43
Një djalë 20 vjeçar është zhdukur dhe familja e tij nuk ka dijeni për vendodhjen e të riut. Rastin e kanë lajmëruar edhe në polici.

20 vjeçari, Gentian Dermaku që nga dje nuk është lajmëruar në shtëpi. Familjarët e kanë paraqitur rastin në polici, dhe kjo e fundit po bën kërkime për ta gjetur, shkruan Kamenicapress.

Krahas fotografisë së të riut, luten që secili nga qytetarët që ka informacion për vendndodhjen e tij të lajmërohen në polici.

Raste të personave të zhdukur po ka pothuajse çdo ditë në Kosovë.