Zhduket avioni nga radarët, orë ankthi për futbollistin

22.01.2019 12:19:58

Bota e futbollit është e shqetësuar për Emiliano Sala,  sulmuesin argjentinas, i cili luajti në Nantes dhe ishte gati për të shkuar në Cardiff në merkaton e janarit. Sala hipi në një avion privat natën e kaluar dhe u desh të hynte në Uells rreth orës 21, por nuk mbërriti në pistë dhe që që prej orës së mbrëmshme, ka humbur gjurmët.

“Equipe” shkruan se një operacion masiv shpëtimi ka nisur ndaj tij, i përbërë nga dy helikopterë dhe anije në zonën e Guernsey-Alderney për të gjurmuar avionin, i cili kishte tre vetë në bord, duke përfshirë Sala. Aeroplani kishte nisur nga aeroporti francez Nantes-Atlantique, në drejtim të Cardiffit.

Aeroplani u zhduk nga radari pranë zonës Casquets, rreth orës 21:30. Kushtet  e motit komplikojnë punën e shpëtimtarëve. Policia e Guernsey raportoi në një deklaratë se operacioni i kërkim-shpëtimit është duke u zhvilluar: rojet bregdetare britanike kanë raportuar se ende nuk ka gjetur asgjë. Alderney është një ishull që ndodhet rreth 15 km nga bregu i Normandisë dhe nga Haga në Holand