Zhduket pa lënë gjurmë shqiptari në Angli (Foto)

25.05.2017 19:36:01

Një i ri shqiptar është zhdukur pa lënë gjurmë në Britani.

 

Siç njofton policia në Sussex, familjarët janë “shumë të shqetësuar” për mirëqenien e djalit adoleshent, i cili është parë për herë të fundit në Seaford (në lindje të Sussexit) më shumë se dy javë më parë.

Policia bën apel për ata që e njohin për të kontaktuar në adresën e e-mail-t: 101@sussex.pnn.police.uk ose të telefonojnë Policinë.