Zhernovski: E vërteta për ”Shkupi 2014” tani është në duart e PSP-së

26.07.2016 12:18:04

Kryetari i komunës qendër në Shkup është prononcuar pas daljes nga objekti i Prokurorisë Speciale Publike duke thënë se e vërteta për Shkupi 2014 tani është në dorë të Fatime Fetait me kolegë.

”Në PSP i dorëzova dy raportet e revizionit i cili është pregatitur në gusht të vitit 2011. Këto materiale janë dorëzuar Gjykatës Themelore Publike por që tre vite nuk ka ndonjë përgjigje. Prej kur erdha në vendin ku jam tash premtova se do të hulumtoj për këtë rast. Edhe atëher por edhe tani mendoj se qytetarët duhet ta dinë të vërtetën. Projekti një herë u tha se do të kushtojë 80 milion euro por tash me revizionin e dytë, që gjithashtu ia dhash PSP-së, shihet se ai kushton plotë 640 milion euro.” thotë Zhernovski pas daljes nga objekti i PSP ku u morr në pyetje për 2 orë.