Zhgënjimi i qytetarëve të Istogut: Nuk do të votojmë përsëri

17.12.2017 09:27:35

Në orën 07:00 janë hapur dyert për votuesit dhe të gjitha klasat kanë qenë të gatshme për votues në qendrën më të madhe të votimit në Istog në Shkollën “Haxhi Zeka”.

Ka pasur votues që kanë ardhur edhe para orës 07:00, por të cilët kanë pritur deri në hapjen e qendrës.

Disa nga qytetarët kanë thënë se nuk presin më manipulime të votave siç ka ndodhur, duke shpresuar se kësaj radhe do të jetë votimi i fundit për këtë vit.

Kishte nga qytetarët që thanë se kjo është hera e tretë që kanë dalë të votojnë brenda dy muajve dhe nuk do të dalin më, nëse do të ketë manipulime përsëri.