Zhvendosja e civilëve nga Aleppo alarmuese

29.11.2016 15:42:24

Afërsisht 16,000 civil janë zhvendosur nga forcat e qeverisë së Sirisë, të cilat kanë avancuar në zonat e mbajtura nga rebelët në Aleppo.

Shefi i grupit humanitar, Stephen O’Brien, ka thënë që mijëra të tjerë ka gjasë që të zhvendosen përderisa pritet që luftime të ashpra të shpërndahen ditët në vijim.

Sipas tij kjo situatë është shumë shqetësuese dhe alarmuese.

Trupat e qeverisë dhe policia kanë rimarrë 1/3 e zonave në lindje të Aleppos që ishin nën kontrollin e rebelëve.

Vetëm gjatë natës së kaluar 18 persona kanë mbetur të vdekur nga sulmet ajrore në pjesët të kontrolluara ende nga rebelët.