Zidane konfirmon rikthimin e Ronaldos

05.01.2017 20:28:22

Cristiano Ronaldo është lënë në pushim për ndeshjen ndaj Sevilla në Kupën e Mbretit.

Pas fitores në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit ndaj Sevillas me rezultat bindës 3:0, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane e pret rikthimin e yllit të skuadrës, Cristiano Ronaldo për ndeshjen ndaj Granadas në këtë fundjav

Sipas Zidane, portugezi ka pushuar mjaftueshëm dhe duhet të jetë i gatshëm për pjesën e mbetur të sezonit.

“Ronaldo nuk do të pushojë të shtunën”, ka thënë Zidane për gazetarët.

“Ai do të luajë ndaj Granadas dhe do të luajë pothuajse të gjitha ndeshjet e mbetura të sezonit. Mos u mërzisni për këtë gjë”, ka deklaruar francezi.

Reali prinë në La Liga pas 15 ndeshjeve të luajtura me 34 pikë.