Zidane: Lewandowksi? Bayern ka edhe lojtarë të tjerë me kualitet (Foto)

18.04.2017 09:15:42

Ishte mungesa e madhe e Bayern Munich në ndeshjen e vajtjes ndaj Real Madrid në çerekfinale të Ligës së Kampioneve, që përfundoi me fitoren 1-2 të “Los  Blancos”. Por Robert Lewandowski do të jetë në fushë për ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu” për të ndimuar skuadrën e tij të përmbysë situatën dhe të arrijë kualifikimin në gjysmëfinale. Megjithatë rikthimi i tij nuk e shqetëson aspak trajnerin e Real Madrid Zinedine Zidane.

Zinedine Zidane has praised Robert Lewandowski ahead of Tuesday night's Champions League tie

“E dimë se çfarë lojtari është Lewandowski. Është një numër 9 i vërtetë dhe një plus për Bayern-in. Por ai është vetëm një nga lojtarët me kualitet të lartë që ka Bayern në të gjitha linjat. Kthimi i tij nuk më shqetëson. Ata kanë shumë armë për t’i bërë keq kundërshtarit, por edhe shumë defekte,  ashtu si të gjitha skuadrat e tjera. Ne do të bëjmë lojën tonë dhe do të tentojmë të realizojmë sërish një ndeshje të madhe. Bayern gjithashtu do të bëjë një ndeshje të madhe dhe ne këtë e dimë. Kjo sfidë do të vendoset nga detajet”, u shpreh në konferencën e shtypit Zidane.