Zihet në pritë të armatosur eskorta – Vritet deputeti, i biri dhe 9 bodigarët

22.05.2019 17:17:32

Një atentat në lagjen Tirap të Arunachal Pradesh i ka marrë jetën një deputeti të njohur në Indi, djalit të tij dhe 9 personave nga eskorta që e shoqëronte.

Sipas mediave ndërkombëtare viktimë në pritë mbeti deputeti i Partisë Kombëtare Popullore (NPP), Tirong Aboh por edhe djali i tij 20 vjeçar, që ishte në makinat e eskortës.

Sulmi ndodhi në rrugë e sipër mes provincave Khonsa dhe Deomali, ndërsa dy janë personat e plagosur nga të shtënat.

Aboh ishte duke lëvizur me makinë me eskortën e tij prej tre automjetesh, njëra prej të cilave drejtohej nga i biri. Por një grup rebel i kishte bërë pritë. Militantët e Nagës ishin të gjithë të armatosur rëndë dhe hapën zjarr në drejtim të automjeteve.

Sa i përket, Tirong Aboh ai është Deputeti i Partisë Popullore. Raportohet se ai kishte marrë dhe më parë kërcënime me vdekje nga grupi i armatosur.

Partia Popullore Kombëtare është pjesë e Aleancës Demokratike Veri-Lindore të udhëhequr nga BJP.