Zjarr në kishën “Sveti Nikolla”, reagojnë serbët!

09.09.2016 23:48:57

Persona të panjohur i kanë vënë zjarr kishës serbe “Sveti Nikolla” e cila ndodhet brenda kampusit Universitar të Prishtinës, shkruan Tanjug.

Prifti Sasha Mitroviq e ka gjetur derën e kishës të thyer nga, sic thotë ai, vandalët të cilët me dhunë janë futur brenda dhe e kanë ndezur zjarrin.

Peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije ka dënuar ashpër incidentin duke theksuar se vjen si rezultat i refuzimit të autoriteteve kosovare dhe policisë për të ngritur në mbrojtje të përhershme kishën “Sveti Nikolla”, e cila jo pak herë është përdhosur nga kosovarët.

 

Ai ka shtuar se i është drejtuar dy herë ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë, që të ketë një pikë kontrolli të policisë por të dy herat ka mbetur pa përgjigje.

“Një sjellje e tillë e papërgjegjshme shkakton dëm për të gjithë në Kosovë dhe Metohi, dhe nuk kontribuon në ndërtimin e besimit”, ka theksuar Teodosije.