Zjarrfikësi vajton i dëshpëruar, nuk ia doli ta shpëtonte bashkëshorten nga fabrika që digjej

20.06.2017 21:57:33

Në Hubei të Kinës, një zjarrfikës nuk mundi të shpëtonte të gjithë punëtorët nga një fabrikë ilegale që ishte kapluar nga flakët.

Megjithëse u mundua me të gjitha forcat, së bashku me njësitin e tij, gjashtë persona – përfshirë gruan e tij – mbetën të vdekur, kurse një tjetër i lënduar rëndë, transmeton Telegrafi.

I dëshpëruar me ngjarjen, ai është ulur në tokë dhe qante i pashpresë.

Ende nuk dihen motivet e ndezjes, derisa po bëhen hetime intensive lidhur me rastin.