Zjarrfikësit në aksion më ndryshe, shpëtojnë një mace në Lisiçe të Epërme (Foto/Video)

16.04.2017 13:34:58

Para disa ditësh zjarrfikësit kanë qenë mjaft të angazhuar për të lokalizuar zjarret të cilët kanë shpërthyer në kohën e fundit në rajonin Shkupit, Kumanovës dhe qyteteve tjera të Maqedonisë.

Por, ata gjatë ditës së djeshme kanë qenë në një aksion më ndryshe, të cilin e mbaruan me sukses. Zjarrfikësit shpëtuan një mace, e cila për dy orë ka qëndruar në majë të shtyllës elektrike në Lisiçe të Epërme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ekipi i zjarrfikësve të Bashkisë së Shkupi, intervenuan pas paraqitjes nga njerëz human. Falë zjarrfikësve dhe qytetarëve, macja me sukses zbriti nga shtylla elektrike.